Webmail

Ngrohje Qëndrore

Një sistem ngrohje qendrore ofron ngrohtësi të brendshme të tërë të një ndërtese (ose pjesë të një ndërtese) nga një pike në shum dhoma . Ngrohja qendrore ndryshon nga ngrohje lokale në se brezi i ngrohjes ndodh në një vend. Kjo fushë e veprimtarisë sonë ka arritur rezultate të lakmueshme dhe tejet të suksesshme deri tash, por besojmë se në të ardhmen do të jetë edhe më e dukshme për aktivitetin, rëndësinë dhe të mirën e njeriut bashkëkohor. Në të gjitha poret e jetës së njeriut, ngrohja qendrore është kulminante. Ajo është një stabilizator edhe për  sanitarinë, ujësjellësin dhe infrastrukturën tjetër të jetës së njeriut bashkëkohor. Mbase kjo është qeliza kryesore e organizmit të kësaj jete. Efektivitetin, precizitetin, pedanterinë dhe rëndësinë e ngrohjes qendrore e bëjnë të mundur suksesshëm partnerët tanë afaristë me të cilët kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë sot, por edhe në të ardhmen.

Ngrohje Solare

Nxemja solare e shfrytëzon energjin diellore dhe e shëndron në energji termike, është një element modern dhe jo shumë i njohur në mjedisin dhe jetën tonë në Kosovë. Por, duke ditur se Kosova është njëra ndër shtetet dhe regjionet që ka energji diellore  të mjaftueshme, madje edhe tejet të frytshme me rrezatim të diellit, e kemi futur këtë element në fushë veprimtarinë tonë, sepse mendojmë, madje edhe jemi të bindur se është fati i ardhmërisë së jetës së njerëzimit.
Nxemja solare , përveç të tjerash ka rëndësinë e madhe të një konsumimi me çmime të ulëta të shpenzimeve sepse nuk shpenzohet asgjë me përdorimin dhe shfrytëzimin e rrymës elektrike, por të sistemit solar. Dhe kjo formë bashkëkohore e nxemjes solare është duke u pëlqyer dhe pranuar efektshëm dhe suksesshëm në jetën e njeriut bashkëkohor kosovar. Edhe materiali i ynë i importuar nga shtetet evropiane me të cilat afarojmë dhe me partnerët tanë e bashkëpunëtorë të devotshëm, kanë shtuar efektin e kësaj fushë veprimtarie të afarizmit tonë me sukses dhe afinitet.

  

Call Center 0390 322 068