Furnizimi me ujë është ofrimi i ujit nga shërbimet publike, edhe kjo është njëra ndër fushat e lakmueshme të veprimtarisë sonë afariste. Në fushë veprimtarinë tonë veprojmë edhe aty ku nuk ka rrjet të shtrirë urban të ujësjellësit, madje edhe të kanalizimit. Por, puna e jonë, mjetet, teknika dhe të tjerat janë elemente që e rrisin lakminë, pastërtinë, komoditetin dhe rehatinë e jetës së njeriu, të familjes dhe të shoqërisë. Të gjitha këto që në i punojmë kanë efekte bashkëkohore dhe tejet moderne sepse materialin e kemi të importuar nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe shtete të tjera të avancuara evropiane.
Moto e punës sonë është se uji është njëri ndër elementet bazë të jetës së njeriut. Këtë moto e kemi të shkruar me shkronja të arta në programin tonë dhe poashtu të realizuar me punën tonë të artë në afarizmin tonë.